Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë–Durrës, në afërsi të kryeqytetit.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shkrumbuar plotësisht mjetin, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, raporton Lajmifundit.com
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, ndërsa shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë. /AutoPortali



