Pritje deri në dy orë e gjysmë në Merdarë, kolona deri në 900 metra
P

Pritje deri në dy orë e gjysmë në Merdarë, kolona deri në 900 metra

Sipas të dhënave më të fundit për fluksin në pikat kufitare, pritjet më të gjata sot po regjistrohen në pikën kufitare Merdarë, ku qytetarët që dalin nga Kosova me automjete duhet të presin nga dy deri në dy orë e gjysmë. Kolona e automjeteve në këtë pikë ka arritur deri në 900 metra.

Edhe në Jarinjë pritjet janë më të theksuara, me 15-20 minuta në hyrje dhe deri në 25-30 minuta në dalje. Po ashtu, në Dheu i Bardhë pritjet shkojnë deri në 20-30 minuta në dalje, me kolonë rreth 100 metra, përcjell AutoPortali.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë shumë më të shkurtra, zakonisht vetëm 3 deri në 5 minuta, si në Bërnjak, Glloboçicë, Hani i Elezit, Kullë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmicë.

TË FUNDIT