Policia e Malishevës apelon për kujdes me fillimin e vitit të ri shkollor
P

Policia e Malishevës apelon për kujdes me fillimin e vitit të ri shkollor

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Policia e Kosovës, stacioni Policor në Malishevë ka uruar nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit për një vit të mbarë dhe të suksesshëm, duke theksuar rëndësinë e sigurisë në ambientet shkollore.

Në njoftimin e saj, Policia ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj dukurive negative si përdorimi i drogës dhe alkoolit, rreziqet që lidhen me përdorimin e pakontrolluar të rrjeteve sociale, si dhe mbajtja apo përdorimi i armëve dhe mjeteve të tjera të rrezikshme nga të miturit.

Policia shprehet e përkushtuar për të krijuar një mjedis të sigurt për të gjithë nxënësit, duke theksuar se bashkëpunimi me prindërit, shkollat dhe komunitetin është thelbësor për suksesin e përpjekjeve të përbashkëta.

 

TË FUNDIT