Në pikat kufitare të Kosovës po vazhdojnë pritjet e gjata, sidomos në pikën kufitare Merdarë, ku qytetarët që dalin nga Kosova me automjete po përballen me pritje nga dy orë e 10 minuta deri në dy orë e 40 minuta. Kolona e automjeteve në dalje ka arritur deri në 900 metra.
Gjendje e ngjashme, por me vonesa më të vogla, është regjistruar edhe te Dheu i Bardhë, ku pritjet arrijnë deri në 20-30 minuta, me kolonë rreth 100 metra, përcjell AutoPortali.
Në pikën kufitare Jarinjë, pritjet janë 15-20 minuta në hyrje dhe deri në 25-30 minuta në dalje, megjithëse pa kolona të gjata.
Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare, qarkullimi është i qetë, me pritje minimale prej vetëm 3 deri në 5 minuta, si në Bërnjak, Glloboçicë, Hani i Elezit, Kullë, Muçibabë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmicë.