Gjysmë ore pritje për të dalë nga Kosova, përditësohen të dhënat në pikat kufitare
G

Gjysmë ore pritje për të dalë nga Kosova, përditësohen të dhënat në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës, duke ofruar të dhëna të detajuara mbi kohëzgjatjen e pritjeve për hyrje dhe dalje nga territori i vendit.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht situata në hyrje në Kosovë paraqitet e qetë, me pritje minimale në shumicën e pikave kufitare.

Pritjet në hyrje variojnë nga 3 deri në 5 minuta, përjashtuar pikën kufitare në Jarinjë, ku pritja arrin deri në 15 minuta.

Në anën tjetër, fluksi i daljeve nga Kosova paraqitet më i lartë, duke sjellë pritje më të gjata për qytetarët që po largohen nga vendi.

Në pikën kufitare të Kullës raportohen pritje deri në 30 minuta, ndërsa në Jarinjë rreth 20 minuta.

Ky përditësim është bërë në orën 08:09 të mëngjesit dhe pasqyron situatën e tanishme në kufi.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar këshillon qytetarët që të informohen në kohë reale për gjendjen në kufi përmes platformave zyrtare, për të shmangur vonesat dhe për të planifikuar më mirë udhëtimet e tyre.

TË FUNDIT