Në pikat kufitare pritjet janë shumë të shkurtëra
N

Në pikat kufitare pritjet janë shumë të shkurtëra

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat e fundit mbi fluksin në pikëkalimet kufitare.

Situata në kufijtë e Republikës së Kosovës në mëngjesin e sotëm (e mërkurë) paraqitet tejet e qetë, me pritje minimale për hyrje dhe dalje, si për automjete ashtu edhe për kamionë.

Në të gjitha pikat kufitare, përfshirë Bërnjakun, Dheun e Bardhë, Glloboçicën, Hanin e Elezit, Kullën, Muçibabën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin dhe Vërmicën, koha e pritjes për automjete dhe kamionë është vetëm 3 deri në 5 minuta, pa asnjë kolonë.

Ndërkohë, në pikën kufitare në Jarinje, koha e pritjes për automjete është pak më e gjatë, duke arritur në 5 deri në 10 minuta për hyrje dhe 10 deri në 15 minuta për dalje.

Për transportin e mallrave, kamionët gjithashtu po kalojnë lirshëm pa ndonjë pengesë, me pritje që variojnë vetëm nga 3 deri në 5 minuta në të gjitha pikat kufitare.

TË FUNDIT