Katër të lënduar në një aksident në Pejë, njëri në gjendje të rendë
K

Katër të lënduar në një aksident në Pejë, njëri në gjendje të rendë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të enjten.

Sipas komunikatës zyrtare, tre nga pacientët e pranuar ndodhen në gjendje më të lehtë dhe janë duke marrë trajtimin mjekësor të nevojshëm në repartet përkatëse, transmeton AutoPortali.

Ndërkohë, një nga të lënduarit paraqet gjendje më serioze shëndetësore. Ai po i nënshtrohet ekzaminimeve të detajuara dhe ndodhet nën kujdes intensiv nga ana e stafit mjekësor.

Spitali ka bërë të ditur se ekipet mjekësore janë duke ndjekur nga afër gjendjen e të gjithë pacientëve dhe se do të informojnë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm.

TË FUNDIT