Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së enjtes pranë Kazermës “Adem Jashari”.
Këtë e konfirmoi për AutoPortalin zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 06:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, deklaroi ajo.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.