Parkim dhe transport urbanë falas për të lehtësuar kolonat në Prishtinë
P

Parkim dhe transport urbanë falas për të lehtësuar kolonat në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim me qendrën tregtare ‘Elkos’, në kuadër të sistemit Park & Ride.

Sipas marrëveshjes, qytetarët mund të parkojnë veturat falas në parkingun e ETC-së në magjistralen për Fushë Kosovë dhe të marrin bileta pa pagesë për autobusët urbanë që i çojnë në qendër të qytetit, përcjell AutoPortali.

Rama ka deklaruar se me këtë praktikë do të evitohen kolonat në kryeqytet.

Njoftimi i plotë:

Ndryshe, ditë më parë, kryetari i kryeqytetit kishte nënshkruar një marrëveshje të njëjtë me qendrën tregtare “Prishtina Mall”.

Parkim falas dhe autobusë urbanë pa pagesë për të shmangur kolonat në Prishtinë

TË FUNDIT