Policia sekuestron automjete dhe drunj të prerë ilegalisht
P

Policia sekuestron automjete dhe drunj të prerë ilegalisht

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar disa aksione në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025” në zonën e Parkut Kombëtar “Sharri” në Kaçanik dhe në fshatin Burrnik të Ferizajt.

Gjatë tri rasteve të ndara, siç thuhet në njoftimin e Policisë,  janë konfiskuar tre automjete pa targa, dy motor-sharra, zinxhirë, pajisje pune dhe sasi drunjsh të ngarkuar. Disa persona të dyshuar janë shoqëruar në polici për intervistim dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt, përcjell AutoPortali.

Njoftimi i plotë:

TË FUNDIT