Mëngjesi ka nisur me një aksident të ndodhur në lagjen “Dardania” të kryeqytetit, konkretisht te “Bill Clinton”.
Në pamjet e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv shihet se kamioni e ka goditur ngasësin e një motoçiklisti, përcjell AutoPortali.
Ndërkohë, nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.
AutoPortali ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar.