Një aksident trafiku ka ndodhur në qendër të Mitrovicës, ku një veturë ka goditur një këmbësore.
Sipas pamjeve të siguruara nga Klankosova.tv, e lënduara shihet teksa dërgohet me urgjencë në spital për trajtim mjekësor, përcjell AutoPortali.
Ende nuk dihen detaje të sakta për gjendjen e saj shëndetësore apo rrethanat e sakta të aksidentit.
AutoPortali ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar.