Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.
Sipas raportit janë shënuar 51 aksidente, një me fatalitet, 26 me të lënduar dhe 24 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.
Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar rreth 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:
Aksident trafiku me fatalitet | 1 |
Aksident trafiku me të lënduar | 26 |
Aksident trafiku me dëme materiale | 24 |
Tiketa trafiku të shqiptuara | 1599 |
Persona të arrestuar | 16 |
Persona në mbajtje | 15 |
Persona në ndalim policor | 0 |
Persona në vuajtje të dënimit | 0 |