Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së shtunës në parkingun e një ndërtese në Lipjan.
Sipas raportimeve zyrtare, nuk raportohet për lënduar, përcjell AutoPortali.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
“ZJARRVËNIE – Lipjan / 27.09.2025 – 23:20. Raportohet se në parkingun e ndërtesës është përfshirë nga zjarri vetura BMË me targa vendore pronë e viktimës femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për lënduar. Rasti në procedure hetimore.”