Nga viti 2026, Formula 1 do të zbatojë rregulla të reja nga FIA dhe FOM, që përfshijnë përdorimin e një karburanti të ri 100 për qind të qëndrueshëm, jo nga burime fosile. Çdo skuadër do të ketë një partner për furnizim, por çmimi do të rritet ndjeshëm, nga 20-30 për litër aktualisht, në mbi 200 eurolitër. Kjo do të thotë rreth 2 milionë euro për karburant gjatë një sezoni për çdo ekip.
Këto ndryshime janë pjesë e objektivit për neutralitet karbonik deri në vitin 2030.
Ndryshime teknike kryesore:
Fuqia elektrike do të rritet nga 120 kW në 350 kW (nga 160 në 470 kuaj fuqi).
Fuqia e motorit V6 do të ulet nga 750 në 530 kuaj fuqi.
Pesha e makinës do të zvogëlohet në 768 kg.
Gjerësia dhe gjatësi e makinave do të reduktohen.
Energjia e rikuperuar nga frenimi do të dyfishohet.
Pilotët do të kenë një buton për rritje të përkohshme të fuqisë (si sistemi KERS).
Audi dhe Cadillac do të hyjnë në Formula 1 si skuadra të reja. Sipas FIA-s, këto ndryshime pasqyrojnë një qëndrim të ri të prodhuesve ndaj elektrifikimit, por F1 synon të ruajë balancën mes zhvillimit teknologjik dhe kontrollit të kostove.




