Aksident trafiku në rrugën Dragash Prizren, tre të lënduar
A

Aksident trafiku në rrugën Dragash Prizren, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën mes dy veturave në rrugën Dragash-Prizren.

Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më 01 tetor 2025, rreth orës 13:06, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Dragash–Prizren. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”.

Ai tha se në vendngjarje ka dalë Policia e trafikut, e cila është duke u marrë me rastin dhe po heton shkaqet e aksidentit.

TË FUNDIT