Aksident zinxhiror me pesë automjete afër Komoranit, disa persona kërkojnë ndihmë mjekësore
A

Aksident zinxhiror me pesë automjete afër Komoranit, disa persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Sot rreth orës 11:40, në rrugën Pejë–Prishtinë, afër Komoranit, është raportuar një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë pesë automjete. Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për AutoPortalin se njësitet kompetente për menaxhimin e trafikut në autostradë po merren me procedurat e nevojshme, përfshirë identifikimin e shkaktarëve të aksidentit.

“Sot ka pasur raportime edhe për aksidente të tjera, ku njësitet policore kanë reaguar me kapacitetet në dispozicion,” tha ai.

Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik, në veçanti shoferëve, që të jenë vigjilentë gjatë ngasjes, sidomos gjatë kushteve të vështira atmosferike si reshje shiu apo mjegull, kur dukshmëria zvogëlohet dhe rrugët bëhen të rrëshqitshme.

Policia e Kosovës thekson se njësitet relevante janë të angazhuara në menaxhimin e trafikut dhe në parandalimin e aksidenteve, duke zbatuar me përpikëri ligjin dhe rregullat e qarkullimit rrugor.

TË FUNDIT