Selektori Foda sot me konferencë për media para ndeshjeve të tetorit
S

Selektori Foda sot me konferencë për media para ndeshjeve të tetorit

Sot, e hënë, më 6 tetor, pe Kombëtarja A dhe asaj U21 të Kosovës do të zhvillojnë aktivitetet e radhës përgatitore në kuadër të fazës kualifikuese për ndeshjet e ardhshme zyrtare.

Në orën 12:00, në ambientet e hotelit “Emerald” në Prishtinë, do të mbahet konferenca për media e përzgjedhësit të Kombëtares A, Franco Foda, i cili do të adresojë përgatitjet aktuale të ekipit, formën e futbollistëve, si dhe pritshmëritë e tij përballë sfidave që e presin Kosovën gjatë muaji tetor ku do të përballen me Slloveninë dhe Suedinë

Kjo konferencë pritet të zgjojë interesim të madh nga mediat dhe opinioni sportiv në vend.

Më pas, në orën 17:00, Kombëtarja A do të zhvillojë seancën stërvitore në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Ndërkohë, edhe Kombëtarja U21 do të zhvillojë aktivitetet e veta përgatitore gjatë ditës së sotme, si pjesë e planifikimit për ndeshjet kualifikuese në kategorinë e saj.

TË FUNDIT