Parashikimi i motit për ditën e sotme
P

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje të pakta lokale shiu. Reshjet më të përqëndruara pritet të jenë kryesisht në zonën lindore.

Sipas MeteoKosova, era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 20-62 km/h, përcjell AutoPortali.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C.

TË FUNDIT