Siguria në trafik çdo herë e më shumë rrezikohet nga shoferët që ‘fluturojnë’ me vozitje të ‘çmendur’ gjithandej Kosovës.
Kështu ndodhi së fundmi në Peran të Podujevës, ku një këmbësor shpëtoi për një fije ‘floku’, transmeton Klankosova.tv.
Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihet se si qytetari arrin të largohet në momentin e fundit para se automjeti ta përplaste.