Rama: Gjashtë kilometrat e parë të superstradës Tiranë-Durrës do të hapen këtë vit
R

Rama: Gjashtë kilometrat e parë të superstradës Tiranë-Durrës do të hapen këtë vit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se deri në fund të këtij viti do të hapen për qarkullimin e automjeteve gjashtë kilometrat e parë të superstradës Tiranë-Durrës.

Rama tha se punimet janë duke u zhvilluar mirë dhe se hapja e tyre do ta lehtësojë trafikun, përcjell AutoPortali.

“Punimet në dy fazat e para për zgjerimin e aksit me dy korsi tashmë kanë avancuar ndjeshëm, ndërsa hapja e tyre do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve si dhe do ti japë kryeqytetit një hyrje dinjitoze. Po vijohet gjithashtu edhe me elementët e tjerë të projektit për të plotësuar të gjithë këtë vepër kaq të shumëpritur”, ka shkruar ai në Facebook.

TË FUNDIT