Mot i vranët dhe me shi
M

Mot i vranët dhe me shi

Të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në pjesën e parë të ditës, ku lokalisht, gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes, herë pas here priten reshje shiu. Gjatë pasdites pritet të ketë vranësira të pjesshme, ndërsa më të shtuara parashihen në pjesën lindore të vendit.

Sipas MeteoKosova, era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 10-36 km/h, përcjell AutoPortali.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C.

TË FUNDIT