Gjendje e rëndë e rrugës “Rrezja” në Butovc, banorët kërkojnë zgjidhje
G

Gjendje e rëndë e rrugës “Rrezja” në Butovc, banorët kërkojnë zgjidhje

Banorët e lagjes “Rrezja” në Butovc janë shprehur të pakënaqur me gjendjen e rrugës, e cila, sipas tyre, është bërë pothuajse e pakalueshme, sidomos gjatë ditëve me shi.

Ata i janë drejtuar redaksisë së Klankosova.tv për të shprehur shqetësimin e tyre, duke thënë se rruga ishte shtruar vetëm me zhavorr, por me kalimin e kohës është dëmtuar plotësisht, përcjell AutoPortali.

Sipas banorëve, gjatë verës rruga mbulohet nga pluhuri i dendur, ndërsa në dimër bëhet e vështirë për t’u kaluar për shkak të borës dhe baltës.

TË FUNDIT