Policia e Pejës shqipton gjoba për shkelësit e rregullave të qarkullimit
P

Policia e Pejës shqipton gjoba për shkelësit e rregullave të qarkullimit

Në kuadër të planit operativ “Rrjeta”, Njësia e Rajonit të Policisë së Pejës, së bashku me stacionin policor lokal, ka realizuar kontrolle intensive në hyrjet dhe daljet e qytetit.

Gjatë këtij aktiviteti, janë kontrolluar dhjetëra automjete dhe janë legjitimuar disa persona përcjell AutoPortali.

Policia ka lëshuar gjithashtu një numër të konsiderueshëm gjobash për vozitës që kanë shkelur ligjin, duke vepruar gjithmonë brenda kuadrit ligjor dhe me qëllim parandalimin e veprave penale dhe ruajtjen e rendit publik.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë bën thirrje tek vozitësit që të respektojnë rregullat e qarkullimit, veçanërisht me afrimin e sezonit dimëror dhe të jenë të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për siguri në rrugë.

TË FUNDIT