Ferizaj: Dy shoferë ndëshkohen për gara shpejtësie
F

Ferizaj: Dy shoferë ndëshkohen për gara shpejtësie

Policia e Ferizajt ka ndëshkuar dy shoferë që u kapën duke zhvilluar gara shpejtësie në rrugën Gërlicë–Varosh.

Shoferët u kapën duke vozitur me 136 km/h në një zonë ku kufiri i lejuar ishte vetëm 60 km/h, përcjell AutoPortali.

Të dy shoferët u dënuan me gjobë prej 500 eurosh, 5 pikë negative dhe ndalim të drejtës për të ngasur automjetin për 12 muaj.

Policia e Ferizajt bën thirrje te drejtuesit e automjeteve të shmangin garat e shpejtësisë dhe paralajmëron se do të intensifikojë kontrollet në të gjitha rrugët e rajonit për rritjen e sigurisë në trafik.

TË FUNDIT