Parashikimi i motit për ditën e sotme
P

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në orët e mëngjesit, ku gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të ketë reshje lokale shiu.

Sipas MeteoKosova, gjatë ditës pritet vranësirat të tërhiqen, sidomos në Rrafshin e Kosovës, ndërsa në disa pjesë të Dukagjinit vranësirat mund të mbesin të pranishme, konkretisht në jugperëndim dhe perëndim të vendit, përcjell AutoPortali.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-25 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 13°C.

TË FUNDIT