Të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Mëngjesi do të jetë i ftohtë.
Sipas MeteoKosova, era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h, përcjell AutoPortali.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 12°C.



