Zgjidh Goodyear këtë dimër dhe përfito dhuratë praktike për veturën tënde
Z

Zgjidh Goodyear këtë dimër dhe përfito dhuratë praktike për veturën tënde

Artikull i sponsorizuar

Me ardhjen e temperaturave të ulëta, rrugët bëhen më të rrëshqitshme, frenimi më i gjatë dhe gabimet më të kushtueshme. Në këto kushte, zgjedhja e gomave nuk është vetëm çështje komoditeti, por sigurie. Goodyear, një nga markat më të njohura në botë të gomave, njihet për cilësi të qëndrueshme dhe performancë të provuar në dimër, falë teknologjisë së avancuar dhe kontrollit rigoroz të cilësisë.

Gomat dimërore Goodyear janë zhvilluar për të ofruar kapje të mirë në rrugë të lagështa, me borë apo akull, duke ndihmuar në frenim më të sigurt dhe stabilitet më të madh në kthesa. Në gamën dimërore përfshihen edhe modelet UltraGrip Performance, UltraGrip Performance + dhe UltraGrip Performance 3, të cilat janë të përshtatshme për vetura moderne me dimensione më të mëdha të gomave.

Këtë sezon, Goodyear shkon një hap më tej me një përfitim shtesë praktik: me blerjen e një seti prej katër gomave të dimrit dimërore Goodyear me dimension 17” e më lart, shoferët marrin falas një kompresor portativ ajri, i dobishëm për të kontrolluar dhe rregulluar presionin e gomave në çdo kohë.

Gomat dimërore janë një investim direkt në sigurinë tuaj. Duke zgjedhur Goodyear këtë dimër, zgjidhni një markë me eksperiencë, besueshmëri dhe mbështetje shtesë përmes ofertës sezonale, për udhëtime më të qeta dhe më të sigurta gjatë gjithë sezonit të ftohtë.

Për më shumë informata, vizitoni faqen tonë të internetit ose faqët tona në Facebook, Instagram dhe TikTok.

TË FUNDIT