41 vetura të reja për njësitë patrulluese, policia forcon kapacitetet në të gjitha rajonet
4

41 vetura të reja për njësitë patrulluese, policia forcon kapacitetet në të gjitha rajonet

Policia e Kosovës ka forcuar kapacitetet operacionale duke ndarë 41 vetura të reja për njësitë patrulluese në të gjitha drejtoritë rajonale.

Në njoftim thuhet se 35 prej tyre janë vetura limuzinë – përfshirë modele hibride – dhe 6 janë xhipa për mbulim më efikas të zonave më të vështira, përcjell AutoPortali.

Kjo nismë, e udhëhequr nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, kolonel Gazmend Hoxha, synon rritjen e efikasitetit në terren dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Njoftimi i plotë:

Menaxhmenti i Policisë së Kosovës, në vazhdën e ngritjes së kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike, si dhe të rritjes së vazhdueshme të efikasitetit në punën e policëve patrullues, me qëllim që ata të jenë sa më afër nevojave të qytetarëve, ka ndarë vetura zyrtare për njësitë patrulluese.

Përmbushja e objektivave të Planit Zhvillimor Strategjik dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve, tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes shtesë me automjete zyrtare për njësitë patrulluese të stacioneve policore.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kolonel Gazmend Hoxha, ka vazhduar me mbështetjen ndaj departamenteve policore, në këtë rast të rendit publik, duke ndarë dyzet e një (41) vetura të reja, prej tyre 35 limuzina, përfshirë ato Hybride dhe 6 xhipa për mbulimin e zonave patrulluese, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj qytetarëve, për forcimin e bashkëpunimit, komunikimit dhe reagimit me kohë ndaj kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale.

TË FUNDIT