Pas gjobës për parkim, prishtinasi revoltohet dhe kërkon llogari nga policët
P

Pas gjobës për parkim, prishtinasi revoltohet dhe kërkon llogari nga policët

Shqiptimi i një gjobe nga Policia e Kosovës në rrugën “Bajram Bahtiri” ka irrituar një qytetar të Prishtinës, i cili ka kontaktuar redaksinë e Klankosova.tv për të shprehur pakënaqësinë e tij, përcjell AutoPortali.

Sipas qytetarit, gjoba është e padrejtë, pasi ai pretendon se vetura e tij nuk ishte e parkuar gabimisht dhe nuk e pengonte trotuarin. Ai shton se, përveç ndëshkimit financiar, policia i ka bërë të ditur se mund t’i konfiskohet edhe automjeti.

Qytetari thekson se në të njëjtin vend kishte edhe vetura të tjera që, sipas tij, pengonin qarkullimin në trotuar, por ato nuk janë ndëshkuar.

Ai ka njoftuar se për këtë rast është ankuar në Inspektoratin Policor të Kosovës dhe njëkohësisht ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të kundërshtuar vendimin, transmeton Klankosova.tv.

Më poshtë videoja përmes të cilës, megjithatë, shihet se vetura e këtij qytetari nuk është parkuar në hapësira ku në fakt lejohet parkimi.

TË FUNDIT