Pas protestës nëntëditore, Trafiku Urban zgjat vlefshmërinë e biletave mujore
P

Pas protestës nëntëditore, Trafiku Urban zgjat vlefshmërinë e biletave mujore

Trafiku Urban në Prishtinë, ka njoftuar se të gjithë poseduesve të biletave mujore do t’u kompensohen nëntë ditët e humbura gjatë protestës së ndërmarrjes.

Në njoftim thuhet se kompensimi bëhet përmes zgjatjes automatike të vlefshmërisë së biletës, por vetëm pasi qytetarët ta vulosin biletën në një nga kioskat e Trafikut Urban, përcjell AutoPortali.

Qytetarët mund ta vulosin biletën në njërën nga tre pikat e Trafikut Urban: kioska prapa Komunës “Plepat”, kioska në lagjen “Kodra e Diellit” pranë Banesave të Bardha, si dhe kioska në Bulevardin “Bill Clinton”, afër nënkalimit.

Njoftimi i plotë:

TË FUNDIT