Kosova mbulohet nga mjegulla mesatarisht 26 ditë në vit
K

Kosova mbulohet nga mjegulla mesatarisht 26 ditë në vit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se Kosova ka mesatarisht 26 ditë me mjegull në vit.

Sipas IHMK-së, kushtet kryesore për formimin e mjegullës janë lagështia relative e madhe e ajrit, temperaturat e ulëta dhe lëvizjet e vogla të ajrit, përcjell AutoPortali.

“Në Kosovë, mesatarisht janë rreth 26 ditë me mjegull (21 Ferizaj, 23 Pejë, 30 Prishtinë, 29 Prizren). Mjegulla më së shpeshti paraqitet gjatë muajve dhjetor – shkurt (57%)”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT