Parashikimi i motit për ditën e sotme
P

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu, kryesisht të përqëndruara gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe mëngjesit.

Sipas MeteoKosova, vonë në mbrëmje, pritet intensifikim i reshjeve në shkallë vendi, ku rreth mesnatës, reshjet mund të paraqiten në formë të borës në verilindje të vendit, përcjell AutoPortali.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 13-35 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 9°C.

TË FUNDIT