Kurti: Serbëve s’po u themi ta marrin valutën e re Dardan të Kosovës, por Euron e BE-së
K

Kurti: Serbëve s’po u themi ta marrin valutën e re Dardan të Kosovës, por Euron e BE-së

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se rregullorja e BQK-së për transaksione nuk e vë në funksion lekun e Shqipërisë e as, siç u shpreh ai, valutën e re Dardan të Republikës së Kosovës.

Nuk po u themi serbëve të Kosovës të marrin Lekun e Shqipërisë, e as valutën e re Dardan të Republikës së Kosovës, por euron e BE-së, që ne vetë e kemi përvetësuar nga 1 janari i vitit 2002, pasi deri atëherë e kishim Markën e Gjermanisë”, tha Kurti në konferencën për media në 3 vjetorin e qeverisjes së tij.

Sot ndërkaq është dita e fundit për dërgimin e propozimeve për çështjen e dinarit, siç u dakordua në takimin e fundit në Bruksel mes kryenegociatorëve Bislimi dhe Petkoviq me Lajçakun.

TË FUNDIT