Është lëshuar për qarkullim treni Pejë–Prishtinë–Pejë, pas bllokimit të rrugës e cila ndodhi të hënën si pasojë e rrëshqitjes së gurëve.
Këtë e ka bërë të ditur Ndërmarrja “Trainkos” nëpërmjet një njoftimi në Facebook, përcjell AutoPortali.
“Ju njoftojmë se treni Pejë–Prishtinë–Pejë duke filluar nga sot do të vazhdoj qarkullimin sipas Orarit të Lëvizjes së trenave. Treni niset nga Peja në orën 12:10”, thuhet në njoftim.



