Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kanë njoftuar lidhur me urdhrin për evakuimin e menjëhershëm në Novoselë të Vlorës, pas situatës së krijuar për shkak të reshurave.
Në njoftim bëhet e ditur se urdhri hyn në fuqi menjëherë.
“Si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të:
Bashkisë VLORË, Njësisë Administrative NOVOSELË”, thuhet në njoftim, përcjell AutoPortali.
Sipas njoftimit, prioritet në procesin e evakuimit do të jenë fëmijët, të moshuarit, personat me nevoja të veçanta dhe familjet në zona të izoluara.
Njoftimi i plotë:



