75 aksidente dhe 1 mijë e 763 tiketa trafiku brenda një dite
7

75 aksidente dhe 1 mijë e 763 tiketa trafiku brenda një dite

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 75 aksidente, 22 me të lënduar dhe 53 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar 1 mijë e 763 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:

Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku  me të lënduar 22
Aksident trafiku  me dëme materiale 53
Tiketa trafiku të shqiptuara 1763
Persona të arrestuar 51
Persona në mbajtje 45
Persona në ndalim policor  0
Persona në vuajtje të dënimit 1

TË FUNDIT