Bllokohet përkohësisht rruga Tiranë-Rinas
B

Bllokohet përkohësisht rruga Tiranë-Rinas

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se për shkak të punimeve lidhur me ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtimin Tiranë-Rinas.

Bllokimi do të zgjasë nga ora 20:00 deri në 06:00, natën e 13–14 janarit, përcjell AutoPortali.

Këto do të jenë rrugët alternative:

Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)

Rrugë dytësore

Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas

Aksi Kashar – Thumanë, i ndërtuar nga koncesionari.

Njoftimi i plotë:

TË FUNDIT