55 aksidente brenda një dite, 18 prej tyre me lëndime
5

55 aksidente brenda një dite, 18 prej tyre me lëndime

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 55 aksidente, 18 me të lënduar dhe 37 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:

Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku  me të lënduar 18
Aksident trafiku  me dëme materiale 37
Tiketa trafiku të shqiptuara 2172
Persona të arrestuar 22
Persona në mbajtje 11
Persona në ndalim policor 00
Persona në vuajtje të dënimit 00

TË FUNDIT