Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët se janë gjetur disa tabela të automjeteve të cilat janë dorëzuar në Stacionin Policor në Graçanicë.
Sipas njoftimit, tabelat janë gjetur në zonën e vërshimeve, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në afërsi të Prishtina Mall, përcjell AutoPortali.
Policia ka ftuar pronarët e këtyre tabelave që të paraqiten për tërheqjen e tyre.
Njoftimi i plotë:



