Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.
Sipas raportit janë shënuar 69 aksidente, 17 me të lënduar dhe 52 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.
Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar 2 mijë e 884 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:
| Aksident trafiku me fatalitet | 0 |
| Aksident trafiku me të lënduar | 17 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 52 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 2884 |
| Persona të arrestuar | 22 |
| Persona në mbajtje | 17 |
| Persona në ndalim policor | 0 |
| Persona në vuajtje të dënimit | 3 |



