Katër persona janë arrestuar në Malishevë nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas informatave, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ndërsa rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Si pasojë e sulmit, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë stabile.
Me vendim të prokurorit të shtetit, katër të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.
Sipas Policisë së Kosovës, hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar. /AutoPortali



