Vetaksident në Vitomiricë të Pejës
V

Vetaksident në Vitomiricë të Pejës

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:45 në fshatin Vitomiricë, Komuna e Pejës, ku si pasojë janë lënduar dy persona të mitur.

Burime të Indeksonlinet kanë treguar se të miturit nuk kishin patentshoferë dhe se te njëjtit janë dërguar në Spitalin rajonal të Pejës, përcjell AutoPortali.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se policia është njoftuar në orën 12:45 për rastin.

“Sot rreth orës 12:45 policia është njoftuar për një vetaksident në Vitomiricë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Për momentin nuk kemi më shumë informacione”, ka deklaruar Gashi.

TË FUNDIT