Kruja turistike: artizanati dhe trashëgimia kulturore në vëmendjen e Ministrisë së Turizmit
K

Kruja turistike: artizanati dhe trashëgimia kulturore në vëmendjen e Ministrisë së Turizmit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka zhvilluar një vizitë në Pazarin e Krujës, ku është takuar me artizanë dhe sipërmarrës.

Ministri Gonxhja bëri të ditur se, mbështetja e artizanatit, e ekonomisë lokale dhe e turizmit kulturor mbetet një prioritet i rëndësishëm, për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm, punësim dhe promovim dinjitoz të Shqipërisë si destinacion me rrënjë të forta kulturore dhe potencial të madh turistik, raporton ATSH, përcjell AutoPortali.

Artizanët dhe sipërmarrësit e këtij pazari, përmes punës së tyre ruajnë identitetin kombëtar dhe promovojnë produktet “Made in Albania” si vlera autentike për vizitorët vendas dhe të huaj.

Pazari i Krujës është një ansambël që ruan vlera historiko-arkitektonike, me rrugë me kalldrëm që të çojnë drejt kalasë së qytetit.

Ky pazar është zemra e qytetit të Krujës, një vend me gjallëri, i frekuentuar gjatë gjithë vitit nga vizitorë vendas e të huaj të cilët tërhiqen edhe nga suveniret e shumta. Çdokush i dhënë pas blerjeve artizanale patjetër që kalon nga Pazari i Krujës, në dyqanet e të cilit edhe mund të shihet endja e pëlhurave.

TË FUNDIT