Mot i vranët dhe me reshje bore
M

Mot i vranët dhe me reshje bore

Të mërkurën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe, në periudha të caktuara, lokalisht me reshje të pakta bore.

Sipas MeteoKosova, era do të fryjë kryesisht nga juglindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-49 km/h, përcjell AutoPortali.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej 0 deri në 3°C.

TË FUNDIT