India drejt uljes së tarifave të makinave në 40 për qind në marrëveshjen me BE-në
I

India drejt uljes së tarifave të makinave në 40 për qind në marrëveshjen me BE-në

India planifikon të ulë ndjeshëm tarifat për makinat e importuara nga Bashkimi Evropian, nga deri në 110% aktualisht në 40%, në kuadër të një marrëveshjeje të tregtisë së lirë me BE-në.

Sipas burimeve, ulja do të zbatohet fillimisht për një numër të kufizuar automjetesh me çmim mbi 15 mijë euro dhe me kalimin e kohës tarifat mund të zbresin deri në 10%, raporton Telegrafi, përcjell AutoPortali.

Marrëveshja pritet të shpallet zyrtarisht të martën dhe është cilësuar si “marrëveshja e të gjitha marrëveshjeve”.

Automjetet elektrike do të përjashtohen nga lehtësimet për pesë vitet e para, për të mbrojtur prodhuesit vendas.

Ulja e tarifave pritet të favorizojë prodhues evropianë si Volkswagen, BMW dhe Mercedes-Benz.

Aktualisht, tregu indian dominohet nga Suzuki dhe markat vendase Mahindra dhe Tata.

TË FUNDIT