Shkodër: Arrestohet shoferi pas rënies së veturës në liqen
S

Shkodër: Arrestohet shoferi pas rënies së veturës në liqen

Policia e Shkodrës ka arrestuar shoferin 32-vjeçar, pas rënies së makinës nga ura në aksin Mjedë-Spathar.

Mjeti ka humbur kontrollin, është përplasur me barrierat e urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës, raporton Euronews Albania, përcjell AutoPortali.

Shoferi dhe një pasagjer po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa pasagjeri tjetër është dërguar për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

TË FUNDIT