Arsenali ka siguruar kualifikimin në finale dhe është finalisti i parë i këtij edicioni të Carabao Cup, ndërsa tashmë “Topçinjtë” presin të mësojnë emrin e kundërshtarit me të cilin do të përballen për trofeun.
Përballja vendimtare për finalistin e dytë do të zhvillohet sonte në stadiumin “Etihad”, ku Manchester City do të presë Newcastle United.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola hyn në këtë sfidë me një avantazh të konsiderueshëm, pasi ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 2:0, duke hedhur një hap të madh drejt finales së madhe.
Me këtë epërsi, kampionët në fuqi konsiderohen favoritë të qartë në ndeshjen e sotme e cila zhvillohet nga ora 21:00, për të siguruar biletën për ndeshjen finale.
Vlen të theksohet se Manchester City dhe Arsenali janë në garë të madhe edhe për titullin në Premier League, çka shton edhe më shumë interesin për një finale të mundshme mes dy gjigantëve të futbollit anglez. /AutoPortali



