Të mërkurën parashikohet mot me vranësira të shpeshta, me ndonjë interval kohor me diell në disa lokalitete, ndërsa herë pas here priten edhe reshje lokale shiu.
Sipas MeteoKosova, era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, me shpejtësi prej 15-37 km/h, përcjell AutoPortali.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 5°C dhe ato maksimale prej 9 deri në 12°C.



