Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj ka folur mbi aksidentin tragjik në Bresje, ku mbrëmjen e së dielës fatkeqësisht humbi jetën një person.
Në emisionin “Fol me Arin”, Dedaj tha se ajo rrugë nuk është e sinjalizuar si duhet, dhe po ashtu sipas tij, nuk është e mbikëqyrur nga organet kompetente 24/7, transmeton Klankosova.tv, përcjell AutoPortali.
Pos tjerash, Dedaj tha se duhet të ketë edhe edukim rrugor për të gjithë qytetarët.



